Technologji – Finance
PSD3: Përmirësim i shërbimeve financiare në BE. Po Shqipëria?
Propozimet e Komisionit Evropian për PSD3 dhe PSR synojnë të modernizojnë PSD2 dhe të promovojnë inovacionin, konkurrencën dhe mbrojtjen e konsumatorëve në shërbimet financiare. Shqipëria, si një vend kandidat për anëtarësim në BE, po punon për të përafruar legjislacionin e saj me standardet e BE-së, por nuk ka respektuar plotësisht rregulloret GDPR ose nuk ka zbatuar legjislacionin e Open Banking. Automatizimi i aktiviteteve financiare në Shqipëri është aktualisht i kufizuar, duke kërkuar përdorimin e sistemeve personale të e-banking ose vizita fizike në degët e bankave. BTech ka procese gjysmë të automatizuara për leximin e pasqyrave bankare për të përmirësuar proceset financiare te bizneseve.
PSD3: Përmirësim i shërbimeve financiare në BE. Po Shqipëria?
Në një zhvillim të rëndësishëm për të ardhmen e shërbimeve financiare, Komisioni Evropian ka prezantuar propozimet për Direktivën e Shërbimeve të Pagesave (PSD3) dhe Rregulloren e Shërbimeve të Pagesave (PSR). Këto reforma synojnë të modernizojnë strukturën ekzistuese të PSD2 dhe të promovojnë inovacionin, konkurrencën dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ndërsa PSD3 merr vëmendjen e institucioneve financiare dhe kompanive fintech në të gjithë Evropën, është e rëndësishme të eksplorojmë ndikimin e mundshëm të këtyre ndryshimeve.
Propozimi:
Hyrja e PSD3 shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve europiane të pagesave. Duke u ndërtuar mbi bazën e PSD2, e cila synonte të promovonte një treg të integruar dhe efikas të pagesave në Europë, PSD3 synon të përmirësojë strukturën ekzistuese duke siguruar pagesa elektronike të sigurta dhe zgjerimin e larmishërisë së ofruesve të shërbimeve të pagesave për konsumatorët. Propozimet fokusohen gjithashtu në lehtësimin e ndarjes së të dhënave të konsumatorëve, stimulimin e inovacionit dhe promovimin e konkurrencës së shëndetshme në sektorin financiar.
Karakteristikat dhe përmirësimet kyçe:
PSD3 përfshin disa përmirësime të rëndësishme që mund të përmirësojnë të ardhmen e financave. Këto përfshijnë:
- Përmirësimi i Open Banking:
PSD3 prezanton ndërfaqe të specializuara për hyrjen në të dhënat, duke eliminuar detyrimin për bankat për të mbështetur ndërfaqet e dyfishta të hyrjes në të dhëna. Kjo rrit efikasitetin dhe sigurinë e transaksioneve elektronike.
- Mbrojtja nga mashtrimet:
Propozimet e PSD3 përfshijnë zgjerimin e të drejtave të kompensimit për viktimat e mashtrimeve, si dhe themelimin e një sistemi detyrues për të verifikuar emrat e llogarive bankare me numrat IBAN dhe përforcimin e protokolleve të autentifikimit të konsumatorëve.
- Konkurrenca e barabartë:
PSD3 siguron qasje për të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave në sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian, duke rritur konkurrencën dhe zvogëluar kostot për konsumatorët. Kjo siguron qasje të barabartë edhe për institucionet e pagesave dhe të parave elektronike.
- Lehtësimi i proceseve:
Propozimi i PSD3 synon të konsolidojë institucionet e parave elektronike dhe institucionet e pagesave nën një sistem të unifikuar, si dhe të integrojë të gjitha rregulloret e pagesave të aplikueshme për ofruesit e shërbimeve të pagesave në një rregullore të vetme, e zbatueshme drejtpërdrejt.
Cili është statusi aktual i Shqipërisë në zbatimin e PSD2 dhe Open Banking?
Si një kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria përballet me sfida specifike në përshtatjen me këto rregullore.
GDPR është një rregullore thelbësore për mbrojtjen e të dhënave që përshkruan udhëzimet për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale brenda Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane. Kjo rregullore ka rëndësi të madhe edhe në ruajtjen e të dhënave financiare. Megjithëse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së, ajo po punon në mënyrë aktive drejt harmonizimit të legjislacionit të saj me standardet e BE-së si pjesë e rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE. Megjithatë, Shqipëria nuk ka arritur ende përputhjen e plotë me rregulloret GDPR.
Open Banking i referohet një sistemi që u mundëson ofruesve të shërbimeve financiare të palëve të treta të aksesojnë të dhënat bankare, me pëlqimin e klientëve (të rregulluar nga GDPR), në mënyrë që të ofrojnë shërbime financiare inovative. Aktualisht, Shqipëria nuk ka zbatuar legjislacion të ngjashëm për Open Banking. Fatkeqësisht, kjo çështje nuk duket të jetë prioritet për institucionet shqiptare, pavarësisht përfitimeve të mundshme që mund të sjellë për bizneset dhe individët. Kërkohen përpjekje të konsiderueshme për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe për të krijuar një kuadër ligjor që do t’u mundësonte ofruesve të shërbimeve të pagesave të palëve të treta akses në të dhënat bankare.
Si mund të automatizojmë aktivitetet financiare që lidhen me transaksionet bankare në Shqipëri?
Aktualisht, bizneset nuk kanë mundësinë të inicojmë pagesa ose të kontrollojmë pasqyrat e llogarive drejtpërdrejt nga sistemet financiare. Opsionet janë të kufizuara në përdorimin e sistemeve të e-banking të secilës bankë individualisht ose në vizitën fizike në një nga degët e bankës për të kryer transferime fondesh, që shpesh përfshin pritjen me orë të tëra për të marrë shërbime të tilla.
BTech ka implementuar me sukses procese gjysmë të automatizuara që lidhen me importimin dhe aplikimin e transaksioneve të ndryshme duke lexuar pasqyrat bankare në formatet e ofruara nga bankat përmes platformave të tyre të e-banking, në formatet tekst, Excel ose XML. Kjo thjeshton operacionet e përditshme të departamenteve të financave në bizneset tona, duke reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme për rakordimin e bankave dhe duke minimizuar gabimet.
Ne presim me padurim hapa konkretë nga autoritetet shqiptare për të detyruar bankat të ofrojnë kanale integruese me sisteme financiare si Business Central, gjë që do të thjeshtonte më tej punën për përdoruesve të sisteme financiare
#PSD3 #PSD2 #GDPR #EU #Albania #www.microsoft.com #Dixhitalizim #BusinessCentral #Dynamics #BTech